Ky rrëfim nuk është vetëm historia e një zjarri. Është historia e një komuniteti që reagoi si një trup i vetëm: bjeshkëtarëve që dhanë alarmin, komunës që organizoi ndërhyrjen, zjarrfikësve që u përballën me terrenin e vështirë dhe bjeshkëtarit që hyri mes flakëve për të mbrojtur malin. Një rrufe ndezi flakët, por një komunitet i ndali ato.Sepse një pyll nuk shpëtohet vetëm me ujë, por edhe nga njerëzit që nuk kalojnë pranë tij pa u ndalur.Mirënjohje e bekime për të gjithë ata që, me guxim, përkushtim dhe përgjegjësi, u bënë pjesë e shpëtimit të kësaj faqeje mali me pisha shekullore, në Gurica të bjeshkës së Strellcit.
NËPËR FLAKË PËR MALIN – Reportazh
Gazetari & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj
#bjeshkaestrellcit
© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ky reportazh është e drejtë ekskluzive e autores dhe ndalohet riprodhimi, publikimi apo përdorimi i tij pa leje.
