Perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin ne Decan

6 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky. Ne Decan, perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin. Dita a dyte u shenua me vizita ne masivin e Bjeshkeve te Nemura, ku pjesemarresit edhe kaluan naten, me muzike burimore e lojera tradicionale, nderkohe qe sot iu eshte bere vizite monumenteve kulturore e historike te Decanit.

Forumi Nderkombtar per Turizmin, ne Decan, promovoi potencialet e jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit ne Kosove, ne pergjithesi dhe ne kete pjese perendimore te saj, ne vecanti.

„Mbreme, ne Bjeshken e Prilepit pas nje darke tradicionale, pasuan lojera te ndryshme te trashegimise kulturore, sic eshte „Loja me kapuca“, etj. Kishte edhe muzike folklorike, por edhe elemente te tjera qe i perkasin trashegimise kulturore. Ndersa, naten e kalum neper stane, te cilat banoret e paten fvullnetin e mire dhe per afro 200 pjesemaresit ka pas hapesira te mjaftueshme per nje nate te qete“-thote Xheladin Malaj, drejtor i Departmentit te Turizmit, ne Kuvendin Komunal te Decanit.
Darka tradicionale, sesione shkencore,vizion i perbashket
Gjate dy diteve, si ne sesionin shkencor poashtu edhe me ane te vizitave ne terren, jane identifikuar mundesite e zhvillimit te kesaj dege shume profitabile e mbi te gjitha eshte ndjere gatishmeria e komunitetit te biznesit per te realizuar projekte ne nivel kombtar, rajonal e nderkombtar.
Sepse, thote Bllagoje Ragin nga Aleanca Ballkanike per Turizmin:„Popullata e ketushme eshte shume mikpritese, zemergjere, e mencur dhe e sjellshme…Dhe, njeriu duhet te shkoje atje ku eshte I mirepritur dhe I deshiruar! Ne kishim nje vizion tjeter per Kosoven, nga te pavertetat qe thuheshin. Por, kur te kthehem ne Bullgari une do te loboj per Kosoven e vertet te cilen e kam pare me syte e mi dhe ne te cilen mund te investohet dhe te kete perspektive“.
Bjeshket e Nemura, potencial i pazevendesueshem per zhvillimin e turizmit

Produktet, pozita atraktive Bjeshkeve te Nemura dhe monumentet e lashta kulturore historike, jane treguesi me i mire per mundesite e medha te zhvillimit te ketij sektori shume profitabil.

„Abosulutisht! Keto jane prej potencialeve me te medha natyrore qe ka Kosova. Mirepo, nese pyesim se ne cilen pjese do te ishte nje perspektive e ardhme e nje qendre te madhe turistike, Bjeshket e Belegut jane te pazevendesueshme. Edhe mysafiret tone jane shume te kenaqur,sidomos me anen tradicionale te nates se mbremshme dhe sigurisht, keto monumente kulturoro historike“, pohon Hysen Sogojeva, shef i Divizionit te Hotelierise dhe Standardeve Turistike, ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise.
Vizitat e pjesemarresve te ketij forumi ne ambientet e rralla te Alpeve Shqiptare, konsisderohen si pjese shtese e mundesive per investime nga komuniteti i biznesit vendor dhe nderkombtar, kerkese e perbashket e te cileve ishte krijimi i parakushteve per investime, sic jane infrastruktura rrugore, ujesesjellesi dhe energjia elektrike. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page