Ne Lluke te Decanit perurohet Kulla e Gecajve

27 dhjetor 2008, Radio Kosova. “Kullat si kjo e patriotit të devotshëm, Ali Demë Gecit, janë dëshmi e qëndresës dhe autoktonisë shqiptare, ndërkohë që këto monumente të trashëgimisë sonë reflektojnë mesazhin  historik për gjeneratat e ardhshme për vlerat tona të ndërtuara në kohë dhe mbi të gjitha, për qëndresën tonë përballë të gjitha regjimeve”-iu ka thënë të pranishmëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e perurimit te Kulles se Ali Deme Gecajt, ne Lluke te Poshtme te Decanit.

Kulla e Ali Dem Gecit, e granatuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit, është ndër kullat e vjetra të Dukagjinit, të cilat u bënë seli e tubimeve dhe strehë lëvizjes kombtare shqiptare.
“Është mbrotjur pragu I shtëpisë përmes kullave, për faktin se nuk kishik shtetin tonë të mbrojmë kufirin. Dhe prezenca e presidenti të shtetit sot, është ngjarje e madhe për gjithë Rrafshin e Dukagjinit”-thotë vepritmari I shquar I qështjes kombtare dhe pronar, Tahir Geci.
Sejdiu:”Kullat jane memorja e te gjithe neve”
Në gjirin kullave të lashta historia e Kosovës u ndërtua ndër shekuj. Për këtë arsye, ato u bënë cak I sulmeve të pushtuesve barbar në periudha të ndryshme të kësaj hitorie. Por, me ruajtjen e pragut të kullave me gjak e sakrificë, u bë edhe liria e Kosovës dhe presidenti I saj, Famtir Sejdiu, premton se këto fortifikata do të kthehen serish në formen e dikurshme, madhështore:
„Kjo është në memorjen e të gjithë neve dhe ka respektin e të gjithë neve, sepse kullat kanë shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme identitetin kombtar. Dhe, është borxh I institucioneve të Kosovës të kujdesen për restaurimin e kullave, për mbrojtjen e tyre dhe kulzivimin në brezat e tjerë“-tha presidneti Sejdiu.
Hoxha:”Kulla e Gecajve nder me te rendesishmet ne Rrafshin e Dukagjinit”
Kulla e Gecajve u restaurua për shkak të vlerës së saj arqitektonike dhe historike-thotë drejtori per ruajtjen e monumenteve kulturore dhe historike në Rajonin e Pejës, mg.Avdyl Hoxha:
„Kulla e Ali Gecit, e ndërtuar në shekullin 18-të, është një ndër kullat më të rëndësishme në Rrafshin e Dukagjinit.Ajo ka një rëndësi jo vetëm të arkitekturës por ka një rëndësi të madhe historike, se që nga lufta er parë, e dytë e deri në të fundit, ka dhënë nga tre dëshmorë.Ajo poashtu,është djegur katër herë”.
16-të muaj punime nga kompania „Pleqja“ në bashkëpunim me kompanine Vizioni 2, nga Isniqi, sollen kullën në formën e parë.
„Dhe, kullës i është ruajtur autenticiteti, sepse gjatë gjithë kohës jemi munduar t´i ruajmë këto vlera dhe sipas kritikës profesionale, edhe ia kemi arritur, për cfarë jam shumë i kënaqur!“-thotë arkitetkti Blerim Bajraktari, i cili ka marë pejsë ne realzimin e projektit të Kompleksit të Isa Boletinit, të Kullës, së Mazrekajve, etj.
Ministri Beqiri:”MKRS do te vazhdoje investimet ne objektet e trashegimise kulturore te Kosoves”
Projekti I restuarimit te Kulles se Ali deme gecit, I mundësuar nga Minsitria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, kap vlerën mbi 100 mijë euro.
„Dhe, kjo ministri do të vazhdojë të punojë në mbrojtjen e thesarit të trashëgimisë kulturore në gjithë territorin e Kosovës, thotë minstiri Valton Beqiri-Duke marrë parasysh nevojën e pasqyrimit të Kosovës si një vend me qytetërim të lashtë, në vitin 2009 presim që të kemi më shume investime në trashegimine arkeologjike“-ha minitri Valton Beqiri.
Me këtë rast, presidenti Sejidu dhe minsitri Beqiri bënë edhe zbulimin e pllakës përkujntimore të patriotit, Ali Demë Geci.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page