VISAR ZHITI: Nje dekade ne burg per poezine

Poeti Visar Zhiti

30 maj 2004, Radio Peja & Pavarësia.Visar Zhiti, është ndër emrat më të njohur të letërsisë shqipe. Ai fushes se poezise iu fut krejt rastesisht, si cdo adoleshent që provon të zbulojë vetveten. Dhe si çdo I ri të cilit I pëlqen të shkruaj të paktën një poezi dashurie, ai shkroi poezinë e parë dhe ua rrëfeu njerëzve. Ajo mund të jetë pëlqyer, kur ai provoi edhe të dytën. Deshi të thoshte dicka dhe mund të jetë bërë shumë, që pastaj të mendonte të bënte një libër. “Një libër që s´u bë dot kurrë…


“Një libër që s’u bë dot kurrë!”-thote poeti, i cili për atë libër edhe u dënua. Dhe kështu, duke u dënuar për poezi e ndjeva se poezia hyri dramatikisht në jetën time. U bë pjesë e fatit tim. Unë duhej t’i nënshtrohesha asaj dhe njëkohësisht edhe të kërkoja shpëtim prej saj. Ajo u bë shkaku i vuajtjeve dhe shkaku i gëzimeve të mia! Sepse u rrita në një kohë kur pothuajse edhe jetën e kishim prej partisë, prej shtetit. Ikona e nënës dhe familja zhvleftësoheshin, ku thuhej se po jetonim në shoqëri që krijonte njeriun e ri dhe një sistem të ri. E ne fakt, po krijohej anti-njeriu dhe anti-sistemi. Kështu, për të qenë vetvetja sadopak, për të siguruar çaste ku njeriu është vetëm me veten e tij jam munduar ta vjedh kohën. Është kjo e vetmja vjedhje që kam bërë në jetën time!”

Kur nga skëterra buron drita
 Një vjedhje e çiltër për dikë i cili në qelinë skëterrë të burgut mbijetonte me kandilin e poezise, shkëlqimi i të cilit në një kohë tjetër do ta ngrihte në majat e letërsisë shqipe.
“S’e di a është kështu? Por, edhe ngjajnë. Letërsia ka një lloj skëterre në vetvete, ashtu siç kishte skëterra një lloj drite dhe letërsie në vetvete. Këtu ngjajnë këto dy botë dhe siç thuhet, ekstremet bashkohen! Unë jam i lumtur kur mendoj që ëndrrat tona të nëndheshme, ëndrra të të vdekurve-do të thosha, arritën të shpalosen e të shihen nga të tjerët, dhe më vjen mirë që edhe njerëz që dalin nga nëntoka, nga ferri, arrinë të bëjnë letërsi që iu shërben njerëzve, që i shërben vendit”.
 
A prangosën duart pse shkruajnë poezi?
 
Në thelbin e krijuesit Visar Zhiti kishte edhe rrebelizem për t’i ndryshuar gjërat për të mire. Por, edhe pse rrebelimi është në natyrën e njeriut, poeti thote se ka qenë një rrebel aq sa ishin moshatarët e tij në një vend diktatorial. Ai u burgos për poezinë, sepse gjenerata e tij jetonte ne nje realitet që sulmonte vazhdimisht. Prandaj, denimi I tij aq sa ishte I papritur poaq ishte edhe I pritur. Intuita e krijuesit paralajmeronte, sepse ai jetonte në një vend të dënuar nga një diktaturë e egër. Nën perandorinë komuniste, Shqipëria ishte vendi më i egër, ndoshta. Ndersa ai I perkiste një familjeje të ndëshkuar nga regjimi.
 “E papritura ndoshta ishte sepse une dënoheesha për gjënë më të pafajshme në botë; për poezinë!”-thote poeti, sepse ai nuk po denohej madje as edhe vetem per shprehjen e lire te mendimit, kur ishte përkundër asaj të ishe i lirë, qoftë edhe në mendime. Speciaistët e letërsisë së diktaturës, zbuluan në poezitë e tij ‘shprehje metaforike të gjuhës së Ezopit qe ishte një “kundërshtar i mbuluar”. Me këtë akuzë, në moshën 26 vjeçare, në atë moshë kur vdiq edhe Migjeni, Visar Zhitit i’u hodhën hekurat në mes të Kukësit, ku po punonte si mësues.
 
” Mua ndoshta m’u duk një çudi se si mund të dënoheshin duart që kanë shkruar një poezi që s’u pëlqen shtetit dhe njerëzve të tij? Se, kjo mund të korrigjohej me pranga unë nuk e kisha ditur, aherë! Dhe, kështu filloi jeta në ferr prej poezisë…”,thote Visar Zhiti.
Poezia Visar Zhitit i qëndron  besnike edhe në burg
 
Mirëpo, ishte pikërisht poezia ajo që nuk iu nda as atje. Ajo I falte rreze fshehurazi dhe në njëfarë mënyrë, e mbajti gjallë. Poezia, por edhe shpresa se nje ditë do të ngadhnjente drejtësia:
“Ajo që na ka mbajtur gjallë ishte njerëzia-thote Visar Zhiti. Sepse, ne njëri-tjetrit i jepnim kurajo duke besuar në një fuqi supreme e cila edhe erdhi. Këtë e kam thënë edhe herë tjetër, se sipas një teorie që quhet ‘Teoria e katastrofave’, një psherëtimë mund të krijojë një tufan. Dhe ndoshta, gjithë perandoria komuniste më një diktaturë të madhe e të rëndë ra prej ofshamave të njerëzve”!
 
“S´gjeja dot ku është mëkati?!”
 
I dënuar me dhjetë vjet burg I shpallur per t’u ridenuar, Visar Zhiti mbajti tete vjet burg. Dhe, duke qënsë se një shpirt poeti përjeton çdo gjë më rëndë se njerëzit e tjerë, a e rëndoi e burgut dyfish?
“Ndoshta dyfish-ndoshta njeçind fish!-pergjigjet Visar Zhiti. Sidomos kur ndëshkohesh nga një shtet i tërë dhe ti nuk e gjen dot kush është mëkati? Nuk gjen krim tek vetja jote për të lehtësuar shpirtin…Kjo e bënte gjëndjen edhe më të rëndë! Përgjithësisht në burgjet tona politike, të burgosur ishin njerëzit e ndërgjegjes. Prandaj mëkati ishte jashtë nesh. Mëkati binte mbi ata që na kishin dënuar ne! Ne bënim vuajtjen e të tjerëve dhe kjo sa e rëndonte gjëndjen, poaq ishte një lehtësim para së ardhmes,para Zotit”!
 
Ora e lirimit erdhi ngadale…
Visar Zhiti e dinte oren e lirimit. Ajo orë erdhi ngadalë, ngadalë, shumë ngadalë! Dalja e Visar Zhitit nga familja u prit me shume mall e dhembje, se pari nga e ema he familja, vuajtja e te cileve ishte tejet e madhe. Por, perkrah keqtrajtimit si familje e të burgosurve, ata udhëtonin me orë të tëra nëpër burgje për t’iu  dhënë një copë bukë më tepër të dashurve të tyre.
“Se, uria e te burgosurit është e përjetshme! E varfëria e tyre ishte më e madhe se e të tjerëve, sepse, siç e dini, Shqipëria jetonte në një sistem të rreptë racionimi edhe në ushqime. Dmth. me racion ishte liria-me racion ishte edhe buka. Atë copë djathi, atë copë mishi, atë libër që mund të blihej, familja ime e bartte në krahë dhe na i sillte ne në burg. Pra, sakrifica e tyre ishte shumë e madhe. Prandaj, familja më priti krahëhapur dhe e përmalluar”, rrëfen poeti Visar Zhiti.
Por, jo edhe miqtë dhe njerëzit e ngushtë të cilët e kishin të ndaluar të afroheshin, të shpallnin gëzimin e tyre, të dilnin krah për krah me ta apo të uleshim në kafene. Si njerëz të damkosur dhe të shpallur armiq, gjithkush duhej të ruhej prej tyre.
“Por, jam mirënjohës! Pati shokë, pati njerëz që guxonin të sfidonin diktaturën, të rrinin me ne, të shkëmbenim cigare se toku, t’i jepnim libra njëri-tjetrit, t’i jepnim kurajo. Edhe pse ishin të pakët, kjo nuk don të thotë ndonjë gjë. Sepse, unë mendoj se një popull, një shoqëri nuk e bën shumica numerike e njerëzve por e bën cilësia e atyre pak njerëzve. Dhe, siç është maja për një mal dhe ajo është lartësia e tij edhe një popull matet me njerëzit e vet të mirë, të shquar, të lartë që bëjnë gjeste e bëma që ju shërbejnë të tjerëve”.
Nga burgu në burg
Visar Zhiti doli nga burgu, por nuk u lirua. Ai vetem nderroi burg, i ballafaquar me jetën e me njerezit. Mbeti përsëri një i dënuar pa të drejtë botimi, pa te drejte porfesioni dhe pa te drejte elektorale. Ishte një vegël e gjallë pune, në Fabrikën e Tullave ku bënte një punë poaq të rëndë sa edhe në burg, pa guxuar te ngriste koken dhe te shihte te shikonte te tjeret, sepse I drejtohej gishti si njeri qe vjen nga burgjet dhe është armik.
“Në burg u futa i ri dhe nuk dola aq i vjetër, por nuk kisha të drejtën as të dashurisë. Nuk mund të shikoja në sy një vajzë, nuk mund të flisja me të  për sytë e saj. Kjo është një dramë e madhe për moshën…Ose për njeriun në përgjithësi!”
Takova Njeriun që kërkonte Njeriun 
Nuk kishte rënë diktatura akoma, kur poeti takoi bashkëshorten e tij të ardhshm, ne nje anagram gezimi të famljeve të goditura nga shteti. Atë e tërhoqi miresia e saj dhe fakti se ajo ishte njeriu që kërkonte njeriun, dhe jo pozitën apo pasurinë e tij.
“Ajo ishte ndër ato vajzat, e cila qe ndarë me gjyshin e saj me pranga në dorë. Dhe si e tillë, ajo e njihte vuajtjen dhe e njihte njeriun e vuajtur. Dhe, përmes kësaj vuajtjeje unë e zbulova atë që ka nevojë shumë njeriu dhe është e shenjt: se ajo ishte njeriu në të cilin mund të mbeshtetesha dhe mund të udhëtonim të dy në jetë!  Për fat, jeta ndryshoi në shumë drejtime ndryshoi për mirë,ashtu siç ka edhe vështirësi të mëdha ende. Mirëpo, provat treguan që ne jemi edhe miq të mirw“.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page