Hapësirat arkeologjike të Deçanit dëshmi shqiptare të lashtësisë

6 tetor 2008, Radio Kosova. Komuna e Deçanit është ndër me te pasurat me burime arkeologjike, të cilat dëshmojnë për lashtësinë dhe autoktoninë shekullore të popullatës shqiptare ne keto treva. Projekti “Evidentimi i hapësirave arkeologjike te komunes se Decanit” eshte vetem nje nisme per hapjen e portes se kesaj lashtesie.

Hapesirat arkeologjike jane nje perle tjeter e thesarit te trashegimise se komunes se Decanit. Gjurme të vendbanimeve të lashta, objekte te kultit, shpella e varre deshmojne ekzistencen shekullore te popullit shqitpar ne keto treva, perderisa, projekti “Evidentimi i hapesirave arkeologjike te komunes se Decanit” konsiderohet si çeles per hapjen e kesaj porte lashtesie. Fondacioni Suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufi” (CHWB), pas realizimit të disa projekteve për restaurimin e kullave në disa vendbanime të Dukagjinit, tashme ka mbeshtetur idene e Institutit per Ruajtjen e Monumenteve Kulturore, ne Peje si dhe te Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan per evidentimin e objekteve dhe hapësirave arkeologjike. Ndaj, Avdyl Hoxha drejtor i ketij instituti  iu ben thirrje te gjitha institucioneve relevante te jene te njezeshem ne kerkesen per shpalljen e ketyre zonave, si zona me interes te vecante, ngase sipas tij, gjurmimet arkeologjike e as konservimi i ketyre hapesirave, nuk bie ndesh me statusin e Zonës me Rëndësi të Veçantë e as me Pakon e Ahtisarit.
Hoxha: “Te shpallen vendet arkeologjike zone me ineres te vecante”
Ndersa, sipas Adem Lushajt, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur ne Decan, implementuese e ketij projekti eshte qe keto vende dhe objekte te merren nen perkujdesje insitucionale, qofshin qeveritare apo komunale.
“Kemi objekte apo vende te cilat shume lehte, me ane te asamblese komunale mund te futen si zona te mbrojtura, sic eshte Belleja, Shpella e Madhe, pastaj Kulla e Qelise e vende te tjera. Pra, qw te mbrohen institucionalisht prej disa “arkeologeve” joinstitucional, te cilet bejne vetem demtime duke bere germime te paautorizuara”-thote Lushaj.
Lushaj: “Hapesira arkeologjike ne 17 vendbanime te komunes se Decanit” 
Sipas Lushajt, janë 17 vendbanime të Decanit është evidentuar një thesar i çmueshëm i arkeologjisë i cili u nda ne: objekte kulti, kodrinoro malore si dhe te paevidentuara. Ndërkohë që vendet më të pasura arkeologjike janë vlerësuar “Çelia” dhe “Belleja”.
“Mund te permendim fshatin Belle, Carrabregun, Rastovicen, Shpatejin, Gramaçelin, Dashinocin Ratishin, Pobergjen e shume fshatra te tjera, si dhe zonat malore sic eshte Kulla e Qelise, Shpella e Madhe dhe te gjetura te tjera ne Carrabreg dhe Rastovice, te cilat japin me kuptu se keto vende lidhen me lashtesine tone kombtare”-thotw Lushaj.  Dhe, pas gjithë kësaj është e domosdoshme që këto objekte dhe hapësira të konservohen dhe të merren në mbikëqyrje të institucioneve vendore, por edhe ndërkombëtare.  “Ne tash kemi pergatitur gjithe materjalin te cilin do t´ia dergojem asamblese komunale, do te propozojme qe keto objekte te merren nen perkujdesje me nje vendim insitucional apo te ndahen edhe mjete per hulumtime”- thote Adem Lushaj, drejtor i OJQ-sw, “SHIP”, ne Decan.
Ajetë Beqiraj,Radio Kosova

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page